play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2384 Results / Page 229 of 265

Background

Aktualitet

Aplikimi i Kosovës në KE, flet Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani. Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Sigurisë dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin. “Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai. Ndërsa, sa i përket asaj […]

today12/05/2022

Aktualitet

Zyrtare: Gërvalla në Strasburg, dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryediplomatja kosovare ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi nga kabineti i saj. “Ministrja dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, sapo ka përfunduar takimin e saj në Këshill të Evropës ku ajo e ka dorëzuar personalisht aplikimin. Konfirmoj se zyrtarisht Kosova ka aplikuar për anëtarësim të plotë në Këshill të Evropës”, ka shkruar Jakupi.

today12/05/2022

Aktualitet

Gërvalla para darkës me Borrell: Presim diskutime të mira për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka folur sonte para darkës jo formale të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për media në Bruksel, e para e diplomacisë kosovare ka treguar se në darkën jo formale do të diskutohet për integrimin sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Ne kemi ardhur […]

today11/05/2022

Aktualitet

Deputetët ratifikojnë tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite raporton Gazeta Express. Marrëveshja e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë nuk u ratifikua pasi mori vetëm 63 vota ndërkaq 24 deputetë ishin dhe kundër. Tri marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë ratifikuar janë  Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit […]

today11/05/2022

Aktualitet

BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj. Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit […]

today11/05/2022

Aktualitet

Kurti vizitoi kampusin e “Microsoft”, e fton të investojë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbyllur vizitën në qendrën botërore të teknologjisë së informacionit, Silicon Valley, me një vizitë në kampusin e gjigandit të teknologjisë së informacionit, Microsoft. Gjatë vizitës ai është pritur nga ekspertët e teknologjisë në Microsoft, Murali Sitaram dhe Shawn Villaron, të cilët e kanë njoftuar kryeministrin për historikun e zhvillimit dhe funksionimin e korporatës multinacionale që merret me prodhimin e softuerëve të […]

today11/05/2022

Aktualitet

Haxhiu takoi anëtarët e Komisionit të Venecias, diskutuan për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së. Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit […]

today11/05/2022

Aktualitet

​Punëtorët e KEDS-KESCO nisin grevat, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEDS-KESCO në shtatë distriktet e kësaj kompanie sot kanë nisur grevën njëorëshe me kërkesë të vetme rritjen e pagës prej 100 eurosh. Distrikti i Prishtinës dhe ai i Fushë Kosovës mbajtën grevën para objektit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike. Derisa paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave. Përmes parullave “Çmimet në qiell e pagat përtokë”, “Duam paga të dinjitetshme”, punëtorët e KEDS-it rritjen […]

today11/05/2022

Aktualitet

Qeveria ndryshon një vendim për anëtarët e Bordit të OSHP-së

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike. Në këtë mbledhje është miratuar plotësim-ndryshimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin i janë propozuar Kuvendi të Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. “Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të Arbnor Tmava është propozuar Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi […]

today11/05/2022

0%