play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 226 of 272

Background

Aktualitet

Nagavci për protestat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur do të kompensohet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, teksa ka komentuar protestën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, (SBASHK), dhe kërkesat e tyre, ka thënë se çdo orë e humbur do të kompensohet. Ajo ka theksuar që pavarësisht se i mbështet kërkesat për kushte më të mira të punës, është shprehur kundër mosmbajtjes së mësimit në kohën kur nga pandemia me COVID-19 kanë mbetur shumë ditë […]

today24/05/2022

Aktualitet

​LDK për vizitën e Kurtit në ShBA: Shëtitje 18-ditore pa strategji dhe pa agjendë

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vizita e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërfaqi pafuqinë e Kurtit për të takuar zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë, siç kanë bërë dikur paraardhësit e tij. Madje, nga kjo parti, duke e quajtur “shëtitje 18-ditore” vizitën e kreut të ekzekutivit në Amerikë thonë se si e tillë ishte e papërgatitur mirë dhe pa ndonjë strategji të mirëfilltë. Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe […]

today23/05/2022

Aktualitet

Osmani në Junik, premton mbështetje për zhvillimin e turizmit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në kuadër të vizitave që kryetarja e shtetit po bën nëpër komuna që rastisi edhe me përvejtorin e 110-të të Kuvendit të Junikut. Osmani, pas takimit me kryetarin Shehu, tha se diskutuan rreth zhvillimit ekonomik të Komunës së Junikut, me theks të veçantë të turizmit, ku ajo shprehi gatishmëri për mbështetje […]

today23/05/2022

Aktualitet

Arben Gashi: Bordi i ZRrE-së duhet të shkarkohet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se ata presin që të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi në një konferencë për media, ka deklaruar se ata presin që sot Komisioni për Ekonomi në të cilin sot është duke raportuar ky bord, të jap pëlqimin që në një seancë të Kuvendit të […]

today23/05/2022

Aktualitet

Bislimi paralajmëron plan B për targat: Do të japim afat 30 ditë para zbatimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar një plan B për çështjen e targave të automjeteve me Serbinë. Ai ka thënë se të njëjtin do t’ia paraqesin edhe vendeve të QUINT-it dhe më pas do të japin afat 30 ditë para zbatimit në terren. Kryenegociatori për dialogun me Serbinë, duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se pala serbe nuk ka vullnet për arritjen e një ujdie […]

today23/05/2022

Aktualitet

Fitoni nga rrjetet sociale apo kriptovalutat? Ministri Murati ju kërkon ta plotësoni një formular

Qytetarët që fitojnë nga burime të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet tatim, ministri i Financave, Hekuran Murati i ka ftuar që ta plotësojnë një formular elektronik, sipas ligjit, raporton Gazeta Express. Në një konferencë për media, Murati tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e të tjera. Në fitimet e tilla përfshihet edhe shitja e kriptovalutave. Kur qytetarët do t’i shesin kriptovalutat, […]

today23/05/2022

Aktualitet

“Është gabim teknik”, reagimi i kryeinspektorit të AKI-së pas ftesës nga Specialja

Gjykata Speciale e ka ftuar për ta marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Lajmin për ftesën e ka bërë të ditur Agjencia Kosovarë e Inteligjencës (AKI), në njoftimin e publikuar në uebfaqen e saj. Sipas njoftimit të AKI-së, Ramadani beson se ky është një gabim teknik. “z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson […]

today23/05/2022

Aktualitet

Specialja e fton Burim Ramadanin inspektorin e AKI-së në Hagë

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani. “Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik […]

today23/05/2022

Aktualitet

​Bislimi raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është ftuar nga Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë për të raportuar lidhur me dialogun me Serbinë. Më 13 maj ishte raundi i fundit i takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në të cilën Bislimi mori pjesë dhe ku dështoi të arrihet ndonjë marrëveshje, qoftë edhe për çështjen e targave. Opozita ka kritikuar Qeverinë e […]

today23/05/2022