Kryediplomati austriak në Prishtinë do të takohet me Kurtin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do ta presë në zyrën e tij ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, takimi do të nis në ora 13:45. Vizita e kryediplomatit austriak vjen një ditës pas vizitës të cilën e kishte në Beograd. Temë qendrore në Beograd ishte dialogu Kosovë-Serbi, ngjashëm pritet të jetë edhe në Prishtinë.