Krasniqi takoi Lajçakun, i përsërit qëndrimin e PDK-së se dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi Krasniqi me Lajçakun diskutoi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ia ka përsëritur ndërmjetësit evropian qëndrimin e PDK-së për dialogun. “Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit […]