Osmani kërkon përkrahje nga Japonia për proceset integruese të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani. Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së presidentes në Tokio vitin e kaluar. “Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim […]