Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Parlamenti Evropian miraton Rezolutë – kërkohet një hetim i pavarur
Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”. Flora Ferati-Sachsenmaier përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore […]