play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2387 Results / Page 175 of 266

Background

Aktualitet

Çmime të larta të bukës dhe artikujve tjerë esencialë, ministrja Hajdari paralajmëron masa

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se në disa vende është shtrenjtuar buka, pavarësisht se çmimet e grurit dhe miellit “kanë rënë për 7%”. Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale, raporton Gazeta Express. Ky grup do të analizojë se çfarë […]

today13/07/2022

Aktualitet

“Elektrosever” shkel afatet, as pas 3 javësh nuk dërgon të dhëna në KOSTT

Kompania “Drustvo Elektrosever”, e cila para pak ditësh mori licencën nga Zyra e Rregullatorit për Energji, për furnizim me energji elektrike për katër komunat veriore të vendit, nuk është duke e respektuar marrëveshjen. Kjo kompani ende s’u ka ofruar të dhënat KEDS’it dhe KOSTT’it dhe s’ka nënshkruar marrëveshjet që obligohet në licencë, raporton Express. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Zëdhënësja […]

today13/07/2022

Aktualitet

Qeveria gjermane i dhuron FSK-së donacion në vlerë prej 405 mijë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte. Me këtë rast, siç njofton ministria, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro. Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes […]

today13/07/2022

Aktualitet

Japonezët i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit, Shinzo Abe, të martën, në një funeral familjar, i cili u mbajt në një tempull disa ditë pasi vrasja e tij tronditi kombin. Abe, kryeministri më jetëgjatë i vendit, mbeti person me ndikim edhe pasi dha dorëheqjen dy vjet më parë për arsye shëndetësore. Ai u qëllua të premten gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin perëndimor Nara. Qindra njerëz mbushën trotuaret jashtë […]

today12/07/2022

Aktualitet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetja Fitore Pacolli Dalipi dhe ambasadori Ilir Kapiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga deputetja Harriett Baldwin, thuhet në komunikatën dërguar mediave. Në takim, ndër të tjera, u diskutua për zhvillimet politike, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe […]

today12/07/2022

Aktualitet

Shefi i EULEX-it: Me veprimet karshi Ukrainës, Kosova po dëshmon se e ka vendin në BE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur 10 automjete me ndihma humanitare për në Ukrainë. Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën. “Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e […]

today12/07/2022

Aktualitet

Gërvalla: Kosova e kupton mirë se ku po kalojnë ukrainasit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përgëzuar EULEX-in për iniciativën e ndërmarrë për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, duke e cilësuar atë si iniciativë kreative dhe të dobishme. Gërvalla tha se Kosova nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë, e ka mbështetur këtë të fundit. “Dua ta falënderoj EULEX-in për këtë iniciativë kreative dhe të dobishme. Kosova nga dita e parë e luftës së […]

today12/07/2022

Aktualitet

Kurti vazhdon takimet në Greqi, me kryediplomatin malazez diskuton për rrezikimin e paqes nga Rusia

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, në kuadër të një simpoziumi në Greqi. Përveç raporteve mes dy vendeve, Kurti tha se me ta ka folur edhe për rrezikun e sigurisë dhe paqes nga Rusia. “Në Symi Symposium u takova me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Ne nënvizuam marrëdhëniet tona dypalëshe, të bazuara në fqinjësinë e mirë dhe […]

today12/07/2022

Aktualitet

Emërohet Komisioni i ri i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 14 qershor 2022, me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas këtij vendimi, anëtarë të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, janë emëruar, Neime Binaku-Isufi, kryetare, Kaltrina Sela, zëvendëskryetare, dhe 3 anëtar të Komisionit. Ky vendim parasheh se mandati i anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e […]

today12/07/2022

0%