play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2387 Results / Page 173 of 266

Background

Aktualitet

PDK: Qeveria Kurti po thellon varfërinë, migrimin dhe falimentimin e firmave

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci sot në një konferencë për media i ka bërë thirrje qeverisë që të reagoj urgjentisht në lidhje me krizën ekonomike në vend. Sipas PDK-së, rritja e çmimeve të të gjitha produkteve esenciale, e inflacionit dhe mos veprimi i qeverisë me pako konkrete, po bën që familjet të shkojnë drejt varfërimit, punëtorët drejt perëndimit e firmat drejt falimentimit. Stavileci, duke […]

today15/07/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Polonisë: Kosova palë konstruktive në dialogun me Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, njëherësh kryesues  aktual i OSBE-së. Në takim me ministrin Rau, Presidentja Osmani diskutoi për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka shënuar progres në fushën e […]

today15/07/2022

Aktualitet

Dorëzohet në Kuvend peticioni për lejimin e 30% të mjeteve të Trustit, mbi 21 mijë nënshkrime

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit sot kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve nga të gjitha komunat. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që t’iu plotësohet kjo kërkesë urgjente, pasi që sipas tyre gjendja ekonomike e qytetarëve është rënduar me ngritjen e çmimeve. Adnan Jashari, iniciator i peticionit ka thënë se kërkesa është e drejtpërdrejt nga qytetarët dhe […]

today15/07/2022

Aktualitet

Ministri Krasniqi: Kemi pranuar 17 kërkesa të fshatrave për t’u bërë komuna

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se janë 17 fshatra që kërkojnë të bëhen komuna. Krasniqi është shprehur se në raport ka pranuar 17 kërkesa për formim të komunave të reja, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna. “Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë […]

today15/07/2022

Aktualitet

Rizvanolli para komisionit hetimor: Qëllim sigurimi i energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar para Komisionit hetimor për krizën energjetike. Ajo para deputetëve paraqiti pozicionin e ekzekutivit për krizën energjetike, e cila sipas saj po vazhdon ende. Ministrja Rizvanolli tha se në tetor të vitit të kaluar janë bërë skenarët për përballimin e kësaj krize. Ajo përmendi edhe ndarjet buxhetore për subvencionim të energjisë, mirëpo tha se rënia e një blloku në KEK i ka […]

today15/07/2022

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 21 korrik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se më 21 korrik do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, kjo seancë do të nis me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara pastaj do të nis seanca plenare me disa pika të rendit të ditës përfshirë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën. Kusari-Lila tha se në […]

today15/07/2022

Aktualitet

Ambasadorja franceze jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka dhënë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me rastin e pritjes për Festën Kombëtare Franceze të enjten, diplomatja, tha se për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave, megjithëse nuk iu dha drita e gjelbër nën presidencën franceze. “Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave. Në të vërtet diskutimet […]

today14/07/2022

Aktualitet

Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Konjufca: S’ka pushime para 10 gushtit

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari Glauk Konjufca ka thënë se do të lajmërojë deputetët për vazhdimin e seancës në një ditë tjetër. “Nëse deputetët e opozitës nuk votojnë atëherë konsideroj që nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të proceduar kështu që këtë seancë e vazhdojmë në një ditë tjetër kur t’iu lajmëroj”, ka thënë Konjufca. Për të vazhduar […]

today14/07/2022

Aktualitet

Konjufca tregon pse abstenoi në votimin për Byronë Shtetërore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyen pse abstenoi në miratimin e Byrosë Shtetërore në lexim të parë në seancën e Kuvendit. Konjufca tha se pasi ka lexuar opinionet e Komisionit të Venecias, ka vendosur të abstenojë derisa këto opinione të përfshihen në projektligj nga komisioni funksional i Kuvendit në leximin e dytë, raporton Gazeta Express. “Qëndrimi im ka qenë ky, që pasi e kam dërguar për vlerësim këtë […]

today14/07/2022

0%