play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 17 of 272

Background

Aktualitet

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Krasniqi, në një konferencë për media, tha se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi. “Unë, sot jam krenar dhe shumë i lumtur që ta prezantoj para […]

today27/03/2024

Aktualitet

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së i bëri të ditur të dhënat për katër komunat në veri lidhur me nënshkrimet, gjegjësisht peticionet. Ai njoftoi se nga […]

today08/03/2024

Aktualitet

Hapja e bazës në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur hapjen e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s sot në Kuçovë të Shqipërisë. Në një postin në platformën X ajo ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. “Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani “Hapja e Bazës Ajrore […]

today04/03/2024

Aktualitet

Konjufca: BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosova nuk duhet të qëndrojë “gatitu” që vetëm ta presë të gatshëm draftin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Konjufca ka theksuar se Qeveria e Kosovës është më shumë e rezervuar, prandaj pret nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë – rrjedhimisht sigurinë se Serbia do […]

today01/03/2024

Aktualitet

Osmani e bindur se njohja nga Ukraina vjen bashkë me fitoren e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur bindjen se njohja nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e saj ndaj Rusisë. Në hyrjen e samitit për Ukrainën në Tiranë, Osmani e pyetur se a do ta kërkojë njohjen nga Ukraina, ka thënë se Kosova mirëkupton gjendjen e jashtëzakonshme me të cilën përballet populli ukrainas. “Janë çështje bilaterale. E kemi bërë gjithmonë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë […]

today28/02/2024

Aktualitet

“Prodhim i përbashkët i armëve Shqipëri-Ukrainë”, Zelensky tregon për bisedën me Ramën

Prodhim i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës është diskutuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas Volodomir Zelensky. Përmes një statusi në rrjetet sociale Zelensky ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë shqiptare dhe shpreh mirënjohjen ndaj vendit tonë për qëndrimin ndaj Ukrainës. “Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit […]

today28/02/2024

Aktualitet

Konjufca: Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale

Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kontribuar në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën rajonale  “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” në Prishtinë. “Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht që shpesh jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma në të cilat ende nuk […]

today23/02/2024

Aktualitet

Osmani: Heqja e masave nga BE është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Ajo tha se në këtë proces është e domosdoshme të ecet përpara dhe tha se zgjedhjet do t’i caktojë sapo të konfirmohet largimi i kryetarëve aktualë. “Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është e lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Është […]

today23/02/2024

Aktualitet

Osmani: Me gjasë do të ketë ndërmjetës të ri në vend të Lajçakut, më ka thënë vetë ai

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian do të ketë ndërmjetës të ri që do ta marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj, ajo tha se këta muaj deri në zgjedhje janë vendimtarë për këtë proces. “Janë disa muaj vendimtarë në dialog, sepse në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, të cilët do ta marrin përsipër […]

today23/02/2024