Begaj në Qeveri, pritet nga Kurti
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur me ceremoni nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e parë të tij që prejse mori mandatin. Begaj erdhi në Kosovë me ftesë të homologes, Vjosa Osmani dhe do të qëndrojë dy ditë. Presidenti i ri shqiptar fillimisht është pritur presidentja Osmani me ceremoni të lartë shtetërore. Më pas president Begaj është takuar edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca.