play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2387 Results / Page 129 of 266

Background

Aktualitet

Kurti shkon në Gjermani, kjo është arsyeja

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. “I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë. Me moton “Me guxim. Për Evropën” […]

today14/10/2022

Aktualitet

Stoltenberg: Është e dukshme një rritje e tensioneve në Kosovë, jo vetëm për targat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë. Ai tha se “është e dukshme një rritje e tensioneve në Kosovë, jo vetëm në lidhje me çështjen e targave”. Stoltenberg shtoi se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Europian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Unionit, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express. “Ballkani Perëndimor […]

today14/10/2022

Aktualitet

Kuvendi voton një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së

Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së për doganat. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Europian dhe vendeve potenciale kandidate. “Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”. Këtë […]

today14/10/2022

Aktualitet

Grupi Punues i Këshillit Evropian mblidhet sërish për vizat muajin e ardhshëm

Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian do të mblidhet sërish më 9 dhe 10 nëntor të këtij viti për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një deklarim për televizionin ATV të enjten. Bislimi ka thënë se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja, ashtu që […]

today14/10/2022

Aktualitet

REL: Franca kushtëzon liberalizimin e vizave

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. ETIAS është sistem evropian për autorizim […]

today13/10/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier Osmani me ambasadorin Hovenier thuhet të ketë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare. Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjet […]

today13/10/2022

Aktualitet

SHBA-ja sërish i bën thirrje Qeverisë Kurti të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Ambasada amerikane në Prishtinë sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha se vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka të bëjë me sundimin e ligjit, “jo me etninë, politikën apo fenë”. “Qeveria Kurti u zgjodh mbi një platformë të përqendruar […]

today13/10/2022

Aktualitet

Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutohet në takim të mbyllur për publikun

Për herë të parë, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian do të ketë në rend të ditës diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, në letrat që u ka dërguar shteteve anëtare, kishte thënë se dëshiron që në këtë takim të shohë se a ekziston mbështetja e duhur e delegacioneve të shteteve anëtare për të lëvizur drejt vendimit për liberalizimin e […]

today13/10/2022

Aktualitet

Pas dy orësh përfundon takimi Lajçak-Kurti

Pas dy orësh ka përfunduar takimi mes ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti. Pas takimit, nuk ka pasur adresim për media nga asnjëra palë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Lajçak pas takimit me Kurtin, ka vazhduar takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ky takim vjen pas një telefonate që të martën kryeministri Kurti mori nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Pjesë e kësaj bisede, Kurti tha se […]

today13/10/2022

0%