Kurti shkon në Spanjë, ZKM tregon arsyen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Sipas ZKM’së, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim./Express