Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Studiuesit në Universitetin e Vjenës kanë zbuluar grimca plastike në trurin e minjve vetëm dy orë pasi minjtë gëlltitën ujë të pijshëm që përmbante plastikë.
“Në tru, grimcat plastike mund të rrisin rrezikun e inflamacionit, çrregullimeve neurologjike apo edhe sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer ose Parkinson,” tha në një deklaratë Lukas Kenner, një nga studiuesit.
Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar marrëdhënien mes plastikës dhe këtyre çrregullimeve të trurit, theksojnë studiuesit.
Përveç pasojave potencialisht të rënda degjenerative, studiuesit besojnë gjithashtu se kontaminimi mikroplastik në trurin tonë mund të shkaktojë efekte afatshkurtra shëndetësore si dëmtim njohës, neurotoksicitet dhe nivele të ndryshuara të neurotransmetuesve, të cilat mund të kontribuojnë në ndryshimet e sjelljes.
Gjatë hulumtimit të tyre, ekipi u dha minjve ujë që përmbante grimca polistireni – një lloj plastik që është i zakonshëm në paketimin e ushqimeve, si gotat e kosit.
Duke përdorur modele kompjuterike për të gjurmuar shpërndarjen e plastikës, studiuesit zbuluan se grimcat nanoplastike ishin në gjendje të udhëtonin në trurin e minjve nëpërmjet një “mekanizmi transporti” biologjik të panjohur më parë.
Studiuesit vunë në dukje se ne po konsumojmë plastikë me anë të ushqimeve.
Në këtë pikë, është e qartë se plastika ka ‘pushtuar’ shumicën e pjesëve të trupit të njeriut, duke përfshirë gjakun tonë, organet, placentën, qumështin e gjirit dhe sistemin gastrointestinal. Ndërsa ne nuk e kuptojmë ende plotësisht se si plastika ndikon në pjesë të ndryshme të trupit tonë, shumë kimikate që gjenden në lloje të ndryshme të plastikës janë kancerogjenë të njohur dhe dëmtues të hormoneve, të lidhura me rezultate negative shëndetësore duke përfshirë obezitetin, diabetin, çrregullimet riprodhuese dhe dëmtimet neurologjike te fetuset dhe fëmijët.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)