play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Piktura e humbur” e Gustav Klimt do të dalë në ankand dhe pritet të kushtojë miliona euro

today24/04/2024

Background
share close

Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt që besohej e humbur për 100 vitet e fundit do të dalë në një ankand në Vjenë. Vlera e pikturës vlerësohet deri në 50 milionë Euro, megjithëse mund të ketë edhe një çmim më të lartë.

Ka shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje për pikturën e papërfunduar, të cilën Klimt e filloi në 1917, një vit para vdekjes së tij. Po ashtu, ka edhe shumë debate se kush është gruaja në pikturë dhe se çfarë ka ndodhur me veprën e artit gjatë epokës naziste.

Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, të cilët ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj. Historianët e artit, Thomas Natter dhe Alfred Weidinger thonë se piktura është e Margarethe Constance Lieser, vajzës së Adolf Lieser.

Por shtëpia e ankandit Kinsky në Vjenë, e cila po nxjerr në ankand veprën e artit, thotë se piktura mund të përshkruajë një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette. Kjo e fundit, e cila njihej si Lilly, ishte një mbrojtëse e artit modern.

Ajo u deportua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit. Vajzat e saj, Helena dhe Annie, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore. Shtëpia e ankandeve tha në një deklaratë se fati i saktë i pikturës pas vitit 1925 ishte i paqartë.

Piktura po shitet në emër të këtyre pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të Adolf dhe Henriette Lieser, bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthimin e artit të grabitur nga nazistët tek pasardhësit e njerëzve nga të cilët janë referuar veprat./tvklan/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%