Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/08/2023
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi sot se grupi punues ka një muaj kohë për të hartuar udhëzimin administrativ, për nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve nga komunat. Sipas tij, ky udhëzim administrativ nuk është për veriun e Kosovës dhe se nuk është i përpiluar në atë formë për largimin e kryetarëve nga zyrat. Kështu u shpreh ai pas vizitës në dy salla sportive ne Lipjan.
Ai tha se Ligji për Vetëqeverisje Lokale ka shumë mangësi dhe hapësirë të korrigjohet, por për plotësim-ndryshim nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve. Sipas tij, së fundmi kanë filluar udhëzimin administrativ mbi procedurat se si organizohet një peticion në komuna, ku ka kërkesë nga qytetarët për largim nga komunat.
Krasniqi shtoi se grupi punues ka kohë një muaj për draftimin e udhëzimit administrativ, ku qytetarët do të kenë mundësi hartimin e peticionit.
Më tej, ministri u shpreh se udhëzimi administrativ e përcakton rregullin se si organizohet peticioni.
Sa i përket largimit të kryetarëve të komunave, Krasniqi shtoi se të njëjtit kanë fituar mandat dhe dorëheqja e tyre është kërkesë e Serbisë.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se duhet të krijohet një zgjidhje në veri të Kosovës, e cila sipas tij, është çështje politike e jo ligjore./KP/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)