Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me siguri e dini se disa sjellje të caktuara të stilit të shëndetshëm të jetesës mund ta reduktojnë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, por a është ndonjë gjë e caktuar më e rëndësishme se tjerat?
Duket që po, pasi që disa hulumtime të reja sugjerojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme është faktori kryesor që i parandalon nivelet e pashëndetshme të shtypjes së lartë të gjakut.
“Rezultatet tona tregojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme në moshë të mesme është mënyra më e mirë për ta mbajtur shtypjen e gjakut në nivele normale”, ka treguar udhëheqësi i studimit, John Booth III, transmeton Telegrafi.
Shtypja e gjakut, e veçanërisht në mosha të reja, është e ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sulme në tru e në zemër.
Përveç mbajtjes së peshës normale, ekspertët shëndetësorë gjithashtu rekomandojnë të mos pini duhan, ta kufizoni sasinë e alkoolit, të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike rregullisht.
Përderisa ende nuk është gjetur një zgjidhje e përhershme për këtë problem, ekspertët sugjerojnë që është mirë të ndryshoni mënyren dhe stilin e jetesës, që do të thotë në atë të shëndetshme, e jo të merrni vetëm ilaçe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)