play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përveç Ukrainës, Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit edhe për Moldavinë

today17/06/2022

Background
share close

Përveç Ukrainës, Komisioni Evropian ka mbështetur edhe Moldavinë që të bëhen kandidatë për anëtarësim në BE.

Dhe pas kësaj, pritet që liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.

Sipas vlerësimit të Komisionit, Moldavia gjithashtu ka një themel të fortë për të arritur stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimin ekonomik me BE-në, përfundoi Komisioni.

“Me kusht që liderët e vendit të qëndrojnë në kurs, ne besojmë se vendi ka potencialin për të përmbushur kërkesat”, citohet të ketë thënë Ursula von der Leyen, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, në rastin e Gjeorgjisë, Komisioni tha se duhet t’i jepet vetëm “perspektiva evropiane”, por se duhet të marrë statusin e kandidatit vetëm pasi të jenë adresuar një sërë përparësish.

“Është një hap i madh përpara për Gjeorgjinë… Kjo është një arritje e madhe dhe dera është e hapur”, ka thënë kreu i Komisionit.

“Tani i takon Gjeorgjisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm”, i cili “përcakton gjithashtu, natyrisht, kornizën kohore”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%