play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përveç plumbave, Policia e Kosovës po sfidohet në veri edhe me këtë metodë

today15/04/2022

Background
share close

Ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,  Samedin Mehmeti kanë mbajtur sot  konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit

Në këtë konferencë, Sveçla konfirmoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe sipas tij faktet tregojnë se ky akt është kryer me granatë dore dhe AK47.

Sveçla poashtu theksoi se sulmi ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Më tutje ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme tjera ndaj policëve të Kosovës në veri.

Ndërsa në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%