Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/07/2022
Joe Chestnut edhe njëherë ka fituar në garën tradicionale që mbahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dogë, dhe për herë të 15-të ta fitojë këtë garë, që shënonte edhe 4 korrikun – ditën e pavarësisë.
37-vjeçari arriti të hajë hiq më pak se 63 hot-dog brenda 10 minutave, dhe synon të thyej rekordin që e kishte vënë vitin e kaluar me 76 hot dog, transmeton Telegrafi.
Ky dominim i Chestnut nuk ka të ndalur, pavarësisht se një protestues që ishte pjesë e fushatës për të drejtat e kafshëve, vrapoi në drejtim të tij duke tentuar t’ia merr hot dogët.
Kjo ndërprerje zgjati vetëm pak sekonda, pasi u largua me forcë nga skena dhe gara vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)