play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Parlamenti i Lituanisë votoi pro ndalimit të importit të gazit rus

today28/06/2022

Background
share close

Parlamenti lituanez ka miratuar njëzëri amendamente ligjore që u mohojnë furnizuesve nga vendet që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare qasjen në sistemin e transmetimit të gazit të Lituanisë.

Këto vende gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të përdorin terminalin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Klaipeda.

Përjashtimet zbatohen për furnizuesit që transportojnë gaz nëpërmjet Lituanisë në enklavën ruse të Balltikut të Kaliningradit.

Ky i fundit është bërë një pikë e re qendrore në pasojat diplomatike të luftës në Ukrainë, pasi disa mallra nga lista e sanksioneve të BE-së nuk mund të dërgohen atje nga pjesa tjetër e territorit rus nëpërmjet Lituanisë.

Lituania njoftoi se kishte ndërprerë plotësisht importin e energjisë nga Rusia pak më shumë se një muaj më parë.

Sipas ministrit të Energjisë, Dainius Kreivys, dekreti synon të vendosë një embargo të gazit edhe ‘de jure’. “Ne kemi nevojë për këtë ligj për ta zbatuar atë në mënyrë të përhershme”, tha ai në një deklaratë.

Parlamenti i këtij shteti balltik të BE-së dhe NATO-s i bëri thirrje qeverisë në muajin mars që të ndalojë importin dhe konsumimin e burimeve ruse të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur, në dritën e luftës në Ukrainë.

Ndryshe, Lituania bleu në vit më shumë se 3 miliardë euro naftë, gaz dhe energji elektrike nga Rusia. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%