play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani takon drejtorin e AKI-së dhe partitë opozitare

today27/09/2023

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, dhe me krerët e partive opozitare.

Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Pas takimit me Presidenten dhe shefin e AKI-së, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë së dielës.

“Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore  – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pas sulmit terrorist në veri të vendit duhet të ketë një koordinim të të gjithëve.

“Kosova edhe në të kaluarën është përballë me rreziqe të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është terrorizëm i pastër. Është e logjikshme të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë vazhdon edhe më tutje. Pra është prezent rreziku. Nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat e tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar në aleatët tonë të sigurisë. Për me e ruajt jetën të atyre që i shërbejnë atdheun. Edhe Afrimi është vëllai i dikujt, bashkëshort e baba i dikujt. Nëse rrisim bashkëpunimin me aleatët tonë të sigurisë, shpëtojmë jetë. Kur kemi edhe besimin politik”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%