Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/12/2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen në atë anë.
Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.
“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)