Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/03/2022
Qytetarë të shumtë, ambasada të huaja, përfaqësues të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në marshin protestues, në solidarizim me popullin e Ukrainës.
Marshit i është bashkuar edhe Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, e cila tha se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës, rikthen memorien dhe plagët tek popullit të Kosovës
“I jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen diktatori i luftës, Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe jam e bindur që edhe si në rastin e Kosovës, do të triumfojë liria dhe drejtësia”, ka thënë ajo.
Ajo edhe një herë ka shprehur gatishmërinë për pritjen e gazetarëve dhe qytetarëve ukrainas në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)