Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto komente presidentja Osmani, i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t’i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike”, shkroi presidentja Osmani në profilin e saj në Facebook.
“Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike”, ka shkruar Osmani.
Delegacioni amerikan që po qëndron për vizitë në Kosovë, kryesohet nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.
Pjesë e delegacionit janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)