Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 13 për qind të agjendës legjislative të vitit 2023, thuhet në raportin e publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI).
Sipas këtij raporti Kuvendi gjatë këtij gjysmë viti miratoi 44 ligje, mirëpo pjesa dërmuese e tyre ishin të bartura nga viti i kaluar.
Në bazë të gjetjeve të KDI-së del se opozita nuk ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sesioni pranveror, pasi deputetët e tyre kryesojnë sa i përket mungesave në seanca plenare, ndërkaq nga 171 pyetje parlamentare vetëm 68 sosh janë bërë nga opozita ndaj ekzekutivit.
Hulumtuesi në KDI, Arbër Thaçi, në publikimin e këtij raporti të mërkurën, tha se sesioni pranveror i Kuvendit është karakterizuar nga shumë të papritura, me përmbajtje të llojllojshme dhe shumë sfida.
Ndërkaq, hulumtuesja tjetër në KDI, Violeta Haxholli tha se Kuvendi ka dështuar edhe në rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë së Kosovës.
Më korrekti në përgjigjen e pyetjeve sipas KDI-së ka qenë kryeministri Albin Kurti, duke iu përgjigjur të gjithave, ndërkaq më të papërgjegjshëm del të jenë ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla që nuk i është përgjigjur asnjë pyetje dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në raportin e KDI-së për punën e Kuvendit evidentohet edhe gjuha joparlamentare, ku kërkohet nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të jetë më rigoroz në dënimin e deputetëve.
Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.
Po ashtu u shprehën shqetësime lidhur me mungesën e transparencës së Kuvendit ndaj publikut, përfshirë mungesën e votimit elektronik, mos publikimin e votave me dorë, dhe mos publikimin e rregullt të procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe atyre Ad-Hoc.
Në fund, KDI ofroi disa rekomandime për Kuvendin dhe deputetët, duke theksuar nevojën për planifikim të mirëfilltë të seancave, pjesëmarrje të rregullt të deputetëve në punimet e Kuvendit, zgjerim të konsensusit dhe gjithëpërfshirjes për Reformën në Drejtësi, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, adresimin e gjuhës jo parlamentare dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut./KosovaPress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)