Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pandemia e COVID-19 ka krijuar krizë globale të shëndetit mendor, duke nxitur stresin dhe duke dëmtuar shëndetin mendor të miliona njerëzve, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, 10 tetorit, raporton gazeta online Reporteri.net.
Edhe para pandemisë, vlerësohet se një në tetë njerëz në botë jetonte me çrregullime mendore, dhe COVID-19 gjithashtu ka vënë në pikëpyetje shumë aspekte të shëndetit mendor, OBSH paralajmëron dhe bën thirrje që shëndeti dhe mirëqenia mendore të bëhet prioritet botëror, raportoi Fena.
Vlerësimet tregojnë rritje të ankthit dhe çrregullimeve depresive me më shumë se 25 për qind gjatë vitit të parë të pandemisë. Në të njëjtën kohë, shërbimet e shëndetit mendor janë ndërprerë rëndë dhe pabarazia në trajtimin e çrregullimeve mendore midis të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar më tej./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)