play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Njerëzit kërkojnë falje në gjashtë mënyra! Cila është e jotja?

today01/08/2023

Background
share close

“Më fal” është një shprehje jo shumë e gjatë, por nuk e dëgjojmë shpesh

Sipas Psycology Today, ka 6 mënyra se si njerëzit kërkojnë falje, ndaj është momenti të gjesh mënyrën tënde.

Personi që kërkon falje përmes dhuratave

Ti je ndoshta lloji i personit që e ka shumë të vështirë të kërkojë ndjesë, ndaj e kompenson duke ofruar dhurata. Pasi ka bërë një gabim, shfaqet me një parfum të ri, me 2 bileta avioni, me një tufë me lule dhe mendon se një dhuratë zëvendëson shprehjen “Më fal”.

Personi që thotë “Më fal, por…”

“Më fal, por s’e kuptoj pse u mërzite kaq shumë”, “Më fal, por të paktën s’të bëra shumë dëm”, “Më fal, por edhe ti u tregove shumë i/e ndjeshëm/me”. Të duket sikur e përdor shpesh fjalën “por” pas shprehjes “Më fal”?

Nëse po, bën pjesë në këtë kategori dhe me thënë të drejtën, kërkesa jote e faljes është paksa toksike, pasi ti kërkon ndjesë për gabimet e tua, por (ironike, apo jo?) i lë edhe një pjesë faji personit tjetër.

Personi që thotë “Më fal që të bëra të ndiheshe keq”

Ti je një person që kërkon ndjesë kur të tjerët ndihen keq nga veprimet apo fjalët e tua. Gjithsesi, nuk je gjithmonë i/e vetëdijshëm/me për gabimin tënd, por më shumë për reagimin e të tjerëve. E gjithë ideja dhe esenca e ndjesës është kur ti e kupton fajin dhe nuk e përsërit më.

Personi që bën sikur s’ka ndodhur asgjë

Ti, në fakt, s’di të kërkosh falje dhe thjesht vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë. Për ty, s’ka rëndësi se sa e lëndon një person, pasi e zhbën menjëherë veprimin dhe rikthehesh në normalitet, pa kërkuar ndonjëherë ndjesë.

Personi që kërkon ndjesë dhe thotë premtime boshe

Njerëzit bëjnë gabime, zhgënjejnë dhe lëndojnë të tjerët dhe ndonjëherë, bëjnë edhe premtime boshe. Ti priresh të thuash shprehje të tipit: “Më fal. Nuk do të ndodhë më kurrë!” ose “Më fal këtë herë. Nëse e përsëris, mos më fol më kurrë” dhe një pjesë brenda teje e di që ndoshta do ta përsërisësh sërish si gabim. Ti thjesht, jep një premtim bosh që ta bësh personin tjetër të ndihet më mirë dhe që të të falë më shpejt.

Personi që kërkon falje realisht

Ti je i/e vetëdijshëm/me për ndjenjat e të tjerëve dhe i kupton ato. Nuk thua justifikime, as nuk përpiqesh që ta zhdukësh me magji dëmin, por mban përgjegjësi për gabimin dhe kërkon ndjesë të sinqertë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%