play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Një muaj pa mësim, Abdixhiku i reagon Kurtit që ka udhëtuar drejt Japonisë

today27/09/2022

Background
share close

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për krizën në arsim të shkaktuar nga greva gati një mujore. Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili dje ka udhëtuar për në Japoni ku do të qëndrojë dy ditë me rastin e ceremonisë mortore të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, derisa arsimi gjendet në një situatë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se të udhëtosh drejt Japonisë në një situatë të tillë është paaftësi dhe papërgjegjësi. Sipas kreut të LDK-së, Kurti nuk di të qeverisë.

Reagimi i plotë

Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Ky njeri nuk di të qeverisë!

Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?

Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%