play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Një lajm i mirë për përdoruesit e “Twitter”

today08/04/2022

Background
share close

Është një veçori që përdoruesit e Twitter-it e kanë kërkuar për kaq shumë kohë sa që është bërë një meme, por tani “butoni i editimit” po bëhet realitet.

Twitter ka njoftuar se po punon për të lejuar përdoruesit të modifikojnë tweet-at e tyre pas publikimit.

Ideja është se ju do të jeni në gjendje të rregulloni çdo gabim në ndonjë status pa sakrifikuar ndonjë kundërpërgjigje, retweet apo edhe pëlqim që mund të ketë marrë postimi.

Twitter planifikon të fillojë testimin e veçorisë me abonuesit e Twitter Blue në “muajt e ardhshëm”, tha kompania të martën.

Jay Sullivan, zëvendës-presidenti i kompanisë për produktet e konsumit, tha se editimi ka qenë “veçoria më e kërkuar në Twitter për shumë vite”. Kompania ka punuar se si të ndërtojë funksionin “në një mënyrë të sigurt që nga viti i kaluar”.

“Tani që po pyesin të gjithë. Po ne kemi punuar për një veçori edituese që nga viti i kaluar. Jo nuk e morëm idenë nga një sondazh”, ka shkruar kompania në një postim, si duket po i referohej sondazhit të publikuar nga Elon Musk. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%