play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Një kuti që përmban “mjete për vrasjen e vampirëve” shitet në ankand për më shumë se 15,000 euro

today04/07/2022

Background
share close

Një kuti me mjete për vrasjen e vampirëve që më parë ishte nën pronësinë e një lordi britanik, u shit në ankand për më shumë se 15,000 euro.

Kutia që mbyllet me çelës dhe që daton nga shekulli i 19-të përfshinte vegla dhe gjësende të tjera “të cilat përdoren për të larguar vampirët”, duke përfshirë edhe dy kryqe nga bronzi në kapakun e kutisë.

Në brendësi ka edhe më shumë kryqe, gjithashtu edhe pistoleta, ujë të bekuar, rruaza dhe një bibël, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kishte edhe sendin më të rëndësishëm nga të gjitha mjetet e përdorura për shkatërrimin e të “pa vdekurve”, një pykë druri dhe një çekiç për ta ngulur atë në zemrat e tyre.

Përmbajtja e kutisë

Kutia, vlerën fillestare e kishte prej 2,500 deri në 3,500 euro por që në fund u shit për më shumë se 15,000 euro pas ngritjes së interesimit për ta blerë atë.

Charles Hanson, pronar i Hansons Auctioneers për The Mirror tha se “Interesimi mbi këtë artikull para daljes në ankand ishte aq i madh sa që tërhoqi oferta të mëdha. Por që pa marr parasysh, rezultati në fund i kaloi të gjitha pritjet”.

“Ofertat erdhën nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Francën, Amerikën dhe Kanadanë. Gjësende si këto i fascinojnë koleksionuesit nga gjithë bota, por që ky artikull kishte zgjuar një interesim të paparë”, shtoi tutje Hanson. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%