Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, takimi do të fillojë në orën 15:00.
Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Fillimisht Osmani do ta presë Nehammerin në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)