play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Një çift i sapomartuar mori vëmendje në turmë, ndërsa iu bashkua festës pas suksesit të Kroacisë në Katar 2022

today21/12/2022

Background
share close

Një numër i madh i tifozëve të kombëtares kroate u mblodhën në Split për të mirëpritur Vatre-n e njohur dhe mes tyre Ivana dhe Dino, një çift i sapomartuar që morën vëmendje në Riva me fustan nusërie dhe kostum elegant.

Në Rivën e Splitit që në orët e para të pasdites, tifozë të shumtë filluan të mblidhen për të festuar medaljen e bronztë të fituar nga kombëtarja kroate e futbollit.

Pas festës qendrore që u mbajt dje në Zagreb, organizuan një pritje zyrtare për Marko Livaja, Ivo Grbiq, Mario Pashalic, Ivan Perisic, Josip Juranovic dhe Nikola Vlashic.

Kroacia ka zënë vendin e tretë në botë

Ndërsa pjesa më e madhe e të mbledhurve kishin veshur fanella të kombëtares dhe veshje me motive flamuri, pra bardh e kuq, në turmë u dallua një çift.

Të sapomartuarit Ivana dhe Dino mbërritën në festë me fustan nusërie dhe kostum – edhe pse u martuan të shtunën, ata patën një fotosesion zyrtar, pas së cilit nxituan në Riva.

Të veshur formalisht, dyshja shkuan drejt skenës, ku u fotografuan nga një gazetar i Pixsella.

Në mbarë Kroacinë sot janë organizuar pritje për përfaqësuesit, ndërsa përveç në Split, ceremoni janë mbajtur edhe në Varazhdin, Zadar dhe në Velika Gorica.

Kroacia ndryshe ka shënuar fitore ndaj Marokut me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%