play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Në Sijenicë të Serbisë nisin gërmimet për personat e zhdukur

today10/05/2022

Background
share close

Kanë filluar gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur.

Ato po bëhen në Sijenicë afërsi të minierës së Shtavalit në Serbi, njofton Zyra e Kryeministrit përcjell Klankosova.tv.

Gërmimet kanë nisur pasi që javën e kaluar janë siguruar imazhet satelitore përmes Komitetit Ndërkombëtar dhe në ditët në vazhdim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive.

“Në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga sot është filluar me gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë”.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, duke theksuar se familjet vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës”.

“Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”.

“Në ditën e parë të gërmimeve vlerësuese, të pranishëm në lokacion nga Kosova ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si dhe nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në lokacion për t’i vëzhguar punimet gjatë periudhës në vijim”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%