play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Ndeshja e ekipit shqiptar Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR po përcillet nga më shumë se 250 mijë shikues

today12/05/2022

Background
share close

Ndeshja e ekipit shqiptar kundër ekipit MIBR, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, tashmë është duke u zhvilluar në mapin e dytë, ku për momentin ekipi brazilian është në avantazh 1:0 me mapa.

Më shumë se 250 mijë shikues nga e mbarë bota po e shohin ndeshjen e ekipit shqiptar në kanalet e platformës Twitch.

Për momentin është duke u zhvilluar mapi i dytë ‘Ancient’, ku të dyja ekipet po luftojnë për një vend për në ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, e cila do të mbahet në prezencë të audiencës së drejtpërdrejtë në sallën e sporteve, Antwerps Sportpaleis.

Në rast të fitores në mapin e dytë nga ekipi shqiptar, ndeshja do të shkoj në mapin e tretë vendimtar “Vertigo”, ku fituesi vazhdon në ‘Legends Stage’, ndërsa ekipi humbës eliminohet nga turneu Major, transmeton Telegrafi.

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhoci, me komentim në shqip.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%