Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/08/2023
Që nga 15 qershori në Kosovë është e ndaluar të hyjnë kamionët më mallra serbe, ky vendim i Qeverisë kishte ardhur pas rrëmbimit të tre policëve nga forcat serbe.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se vërehet që ka një përmirësim të situatës në veri, megjithatë ai thotë se nuk duhet nxituar me largimin e këtyre masave.
“Masat e deritanishme në kufi kanë qenë masa të karakterit të sigurisë, pas rastit të rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga brendia e territorit të vendit tonë e në kufi me Serbinë. Ka qenë vlerësim i institucioneve të sigurisë që të rriten kontrollet dhe vigjilenca në pikat kufitare me Serbinë. Deri më tani për masat kanë vlerësuar dhe vepruar institucionet e sigurisë. Analiza e situatës së sigurisë është e vazhdueshme. Vërehet se ka një përmirësim të situatës dhe ne urojmë që ajo t’i kthehet normalitetit të plotë sa më parë. Ne jemi optimist që situata e përmirësuar do ta mundësojë largimin e masave por edhe nuk duhet të nxitohemi”, është shprehur ai.
Kryeziu shtoi tutje se “Gjithsesi i takon përherë institucioneve të sigurisë që vlerësojnë, rekomandojnë e të vendosin për to”.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte deklaruar se këtë vendim e ka marrë për arsye të sigurisë.
“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, vendosja e kryetarëve të rinj shqiptar në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kishte nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.
Në këto komuna që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.
Grupe kriminale serbe kishin sulmuar ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave.
Situata filloi të normalizohet në veri, pasi Qeveria e Kosovës u dakordua me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve në katër komunat veriore.
Nё kёtё kontekst Qeveria kishte njoftuar se janë dakorduar për katër pika:
“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.
“BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.
Qeveria thotë se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)