play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel dhe zbuluesi i HIV-it, Luc Montagnier

today11/02/2022

Background
share close

I vlerësuar me çmimin Nobel si një nga zbuluesit e sëmundjes së Sidës, Luc Montagnie është ndarë nga jeta në moshën 89 vjecaçre. Vitet e fundit ai u bë një pikë referimi për ata që kundërshtonin vaksinimin anti-covid dhe mbështetës i fortë i hidroksiklorokinës si mjekim për Covid-in, shkruan The New York Times.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta qarkullonte prej orësh në rrjetet sociale, por u konfirmua vetëm në momentet e fundit nga bashkëpunëtorë dhe familjarë të tij. Pyetjes së mediave për shkakun e vdekjes, bashkëpunëtori i tij më i ngushtë tha se nuk mund të jepte asnjë informacion, përvec faktit se ai ishte i qetë dhe i rrethuar nga familjarët e tij, shkruan abcnews.al

I lindur në 18 gusht 1932 në Shabri, pas një karriere të gjatë Luc Montagnie u vlerësua me çmimin Nobel në vitin 2008. Por ai është vlerësuar me shumë çmime te tjera dhe pse në dekadat e fundit të jetës profesori shkaktoi shumë polemika pasi mbështeste teori anti shkencore.

Në vitin 2010 ai deklaronte se Sida mund të zhdukej me një skemë të vecantë ushqyerjeje; si dhe për përdorimin e papajës kundër Sars dhe Parkinson. Montagnie publikoi shumë teza kundër vaksinave anti-covid, dhe mbështeti teori konspiracioni në lidhje me Covid.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%