Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për kthimin e targave me shkurtesat e qyteteve të Kosovës nga periudha e para luftës, në ato RKS, teksa 31 tetori ka gërshetuar vëmendjen e Amerikës e Bashkimit Evropian që kanë deklaruar se nuk duan përshkallëzim të situatës.
Një zyrtar i NATO-së ka thënë se misioni i KFOR-it është duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi.
“KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, tha zyrtari.
“Misioni i KFOR-it i NATO-s vazhdon çdo ditë për të siguruar që të gjitha komunitetet në Kosovë të jenë të sigurta dhe të afta të lëvizin lirshëm, sipas mandatit të saj të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, ka thënë ai për klan kosova.
Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga hapat përshkallëzues.
“Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj anëtare presin që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga hapat e njëanshëm, përshkallëzues dhe të përqendrojnë të gjithë energjinë dhe përpjekjet në arritjen e përparimit në dialog për ta çuar atë përpara drejt qëllimit përfundimtar të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Stano.
Stano, mes tjerash, tha se parandalimi i përshkallëzimit mes dy vendeve mund të arrihet vetëm përmes dialogut.
“Progresi në dialog është mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin që dëmton vetëm njerëzit në të dyja anët”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)