Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/07/2022
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen me MCC’në.
Osmani ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë dhe konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Ëashington, raporton Express.
Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.
Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti./Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)