Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dhe derisa disa nuk mund ta detyrojnë veten të stërvitin tri herët e rekomanduara në javë, të tjerëve edhe një herë në ditë u duket pak, prandaj në palestër shkojnë edhe në mëngjes, edhe në mbrëmje
Mirëpo adhuruesit e flaktë të ushtrimeve kështu mund bëjnë më shumë dëm sesa dobi, paralajmërojnë trajnerët e fitnesit.
Për muskujt është njësoj e rëndësishme këndellja, si edhe vetë ushtrimi, edhe pse trupit ia shkurtoni kohën për këndellje, do të rrezikoni të rraskapiteni dhe të lëndoheni.
Nëse bash nuk mundeni pa stërvitje, kujdesuni që pauza midis stërvitjeve të jetë së paku gjashtë orë, transmeton Telegrafi.
Stërvitjen e fortë bëjeni në mëngjes, atë më pak të mundimshme pasdite, për shembull kardio-treningun në mëngjes, jogën dhe ushtrimin e shtrirjes pasdite.
Nuk do të jetë keq që të praktikoni një gjumë të shkurtër pasdite në mënyrë që t’i ofroni trupit rastin që të këndellet.
Megjithatë, pos nëse nuk jeni sportist, shikoni që ushtrimet dy herë në ditë të mos i praktikoni rregullisht.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)