play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Mos e humbni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në shtëpi

today21/09/2023

Background
share close

Lëvoren e mollës nuk duhet ta hidhni, sepse mund të jetë e dobishme në shtëpinë tuaj.

Përkatësisht, është ideale për pastrimin e objekteve prej alumini. Vendosni lëvozhgat në një tenxhere, derdhni ujë dhe zhytni objektet që dëshironi t’i pastroni.

Enën vendosim në pllakë me nxehje të ngadaltë dhe e lëmë të nxehet për rreth gjysmë ore. Nxirrini dhe prisni që të thahen. Do të vini re se ato shkëlqejnë falë acidit nga lëvozhga e mollës.

Lëvorja e mollës mund të përdoret edhe si aromë shtëpiake. Thani disa copa lëvore. Pas kësaj vendosini në një qese lecke dhe shtoni kanellë. Kjo aromë është gjithashtu ideale për freskimin e dollapëve dhe sirtarëve.

Kullojeni lëngun dhe mbushni një kavanoz të mbyllur hermetikisht deri në tre të katërtat. Vendosni peshqirë letre mbi të dhe fiksoni në kavanoz me një brez gome. Vendoseni në një vend mjaft të ngrohtë, por larg dritës për të paktën tri javë.

Mos harroni ta përzieni lëngun çdo ditë. Është gati për përdorim kur ndjeni një erë mjaft të fortë si të uthullës. Përveçse ky detergjent është ideal për pastrim dhe dezinfektim, mund ta përdorni edhe për heqjen e yndyrës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%