Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas kërkim-faljes së ministrit Hekuran Murati rreth deklaratave për veteranët.
Ministri i Financave, pas reagimeve të shumta lidhur me komentet e më hershme ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar falje, duke thënë se ato kanë qenë nga mllefi lidhur me listat e veteranëve.
Por, kjo nuk mjafton për të parin e PSD-së, i cili për datën 6 korrik ka paralajmëruar protestë me thirrjen për shkarkimin e Muratit.
“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Ndryshe, Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar sot se do të mbajë protestë më 6 korrik në Prishtinë, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe më pas në oborrin e Qeverisë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)