Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/04/2022
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, thotë se ky do të jetë viti i fundit që bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike.
“Ky do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve, pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim vetëdijen që fermerët duhet të bëjnë firmën e sigurimit”, ka thënë Peci.
Sipas tij, humbjet në 10 vitet e fundit nga kompensimi kanë qenë 80 milionë euro.
“Buxheti i ministrisë për pagesa direkte është 50 milionë euro, mirëpo do të shohim se si do të jetë numri i aplikimeve dhe se nuk di a mbetet vetëm me 50 milionë euro. Jemi të vetëdijshëm që njëri nga sfidat janë humbjet nga kushtet klimatike. Në 10 vitet e fundit bujqit tanë kanë pasur humbje prej 80 milionë euro apo 50 për qind e produktit vjetor në bujqësi si pasojë e faktorëve klimatik”, ka deklaruar Ministri.
Këto deklarata, Peci i ka dhënë në një takim të organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”, raporton Ekonomia Online.Aty u tha se humbjet si pasojë e faktorëve klimatik në 10 vitet e fundit ishin 80 milionë euro./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)