Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputetët e opozitës sa i përket tërheqjes në Trust dhe masave të qeverisë karshi krizës së çmimeve raporton Gazeta Express.
Murati tha se familjet me asistencë sociale, studentët e pensionistët kanë zero para në Trust, andaj miratimi i tërheqjes së të hollave nga trusti s’ju ndihmon këtyre familjeve.
Ai ka kritikuar opozitën se nuk e kanë përkrahur marrëveshjen me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale.
“Në krizë inflacionare të tillë cka duhet të bëhet është që t’i mbështesë ata që kanë nevojë më së shumti, e që janë rastet sociale, qeveria për tërë vitin kemi rritë buxhetin për mbështetje ndaj këtyre familjeve dhe kemi dizajnuar skemën që familjet që kanë më shumë fëmijë të përfitojnë më shumë. Ne kemi sjellë marrëveshjen me Bankën Botërore që zgjeron skemën sociale, por ju s’po e votoni”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)