Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në konferencën “FSK dhe Partnerët”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin dhe kapacitetet.
Mehaj tha se FSK-ja nuk do të jetë vetëm konsumues i sigurisë por edhe ofrues i sigurisë.
Ai ka përmendur pjesëmarrjen në “Defender Europe 2021” si arritje e madhe e FSK-së.
Drejtori i NALT-it, gjeneral-brigade Joachim Hoppe tha se, ky takim është me kohë pasi që po gjejnë prioritetet për vitin e ardhshëm, në veçanti për NALT-in dhe strategjinë 2023- 2025.
“Është mundësi e mirë për të nënvizuar disa nga rolet e NALT-it. NALT-i janë pjesëtarë të NATO-s, jemi për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. Qëllimi ynë është të formësojmë FSK-në që ndihmon paqen dhe sigurinë në bazë të principeve fundamentale, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, dhe po punojmë me ju në baza ditore për të arritur këto qëllime”, tha ai.
Ndryshe, “FSK dhe Partnerët” është konferencë vjetore ndërkombëtare.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)