play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ministri Hekuran Murati e shoqëroi Kurtin në darkën me Lajçak e Vuçiq

today05/05/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti pas një darke pune që pati mbrëmë në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak ka thënë se për Kosovën është e pranueshme një marrëveshje ligjërisht e obligueshme që ka në qendër njohjen reciproke raporton Gazeta Express.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kurtit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje nga darka e mbrëmshme, ku përveç Kurtit, Vucicit dhe Lajcakut të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryenegociatori Petkoviq.

 

“Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig. Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atyre ju bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq”, thuhet në komunikatë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%