Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/10/2024
Microsoft, planifikon për të investuar 4.3 miliardë euro (4.8 miliardë dollarë) gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar Inteligjencën Artificiale (AI) dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore.
Microsoft tha në një deklaratë se investimi do të ishte më i madhi i kompanisë amerikane në Itali deri më tani, shkruajnë mediat e huaja.
Ai do ta bëjë rajonin në Itali Veriore një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, duke punuar si një qendër e të dhënave gjithashtu për Mesdheun dhe Afrikën veriore.
Kryetari i Microsoft, Brad Smith u takua me kryeministren Giorgia Meloni në Romë të mërkurën, tha zyra e kryeministrit në një shënim, duke shtuar se qeveria mirëpriti një investim që do të forconte rolin dixhital të Italisë në Mesdhe.
BlackRock dhe Microsoft njoftuan muajin e kaluar një fond me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë për të investuar në qendrat e të dhënave të fokusuara në AI, zinxhirët e furnizimit të AI dhe burimet e energjisë, duke thënë se fillimisht do të shikohej tregu i SHBA-së dhe më pas vendet partnere të SHBA-së. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)