Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pediatri amerikan, Robert Hamilton, shpiku një metodë të quajtur “The Hold”, në saje të të cilës mund ta qetësoni një fëmijë deri në tre muajsh që qan.
Sigurisht, duhet të mbani mend se çdo lëvizje duhet të jetë e butë. Merrni fëmijën dhe kthejeni në bark. Mbështetni kokën e tij me dorën tuaj.
Vendoseni dorën e djathtë në gjoks dhe më pas dorën e majtë. Pasi t’ia palosni krahët, lidhini butësisht së bashku. Më pas mbështeteni pjesën e poshtme të foshnjës me dorën tuaj. Ju e tundni butësisht në një kënd prej 45 shkallë.
Siç përmendi Hamilton në intervistë, kjo metodë është ideale për foshnjat që janë dy deri në tre muajsh. Qëllimi është të rikrijohet ndjenja e sigurisë që ka pasur foshnja në barkun e nënës.
Metoda “The Hold” shumë shpejt u bë e njohur në rrjetet sociale dhe shumë prindër u shprehën se kjo i ndihmoi më së shumti. Sigurisht, qetësimi i një të porsalinduri mund të jetë një detyrë e vështirë, veçanërisht nëse tashmë është ngopur dhe nuk ka dhimbje.
Çdo fëmijë është i ndryshëm. Ajo që ndihmon prindërit e tjerë dhe fëmijën e tyre nuk ju ndihmon domosdoshmërisht juve dhe vogëlushit tuaj. Për këtë arsye, gjithmonë duhet t’u kushtoni vëmendje detajeve të vogla, pra hapave gjatë qetësimit, ndaj të cilave fëmija reagon më së miri. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)