play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Meghan Markle hidhet në gjyq nga motra e saj që kërkon 75 mijë dollarë dëmshpërblim

today16/02/2023

Background
share close

Samantha Markle motra e Meghan Markle nuk i ndahet asaj. Këtë herë e ka hedhur në gjyq.

Samantha Markle pretendon se Meghan po fliste gënjeshtra, si në intervistën e Oprah, ashtu edhe në një biografi të vitit 2020, “Finding Freedom”. Në mënyrë të veçantë, Samantha pretendon se motra e saj gënjeu kur tha se ishte një fëmijë i vetëm, duke i shkaktuar asaj poshtërim dhe turp.

Avokatët e Meghan kundërshtuan duke thënë se klientja e tyre nuk tha kurrë se ajo ishte një fëmijë i vetëm. Ajo i tha Oprah-s se u rrit si një fëmijë i vetëm. Samantha pretendoi se Meghan gënjeu edhe për edukimin e saj.

Sa i përket gënjeshtrave të supozuara Samantha tregon se është rrëfimi i saj duke thënë që është rritur në varfëri është gënjeshtër, sepse ata i përkisnin klasës së mesme. Ajo thotë se babai i tyre, Thomas, ka paguar për të gjitha shpenzimet Meghan, duke përfshirë shkollat private elitare, shkollimin në Northwestern, si dhe kurse kërcimi dhe aktrimi. Avokatët e Meghan i kërkuan gjyqtarit të pushonte çështjen, duke e quajtur padinë “fyese” dhe “të papërshtatshme”. Avokatët e saj thonë se Meghan thjesht deklaroi opinionet e saj për jetën.
Gjykatësi ka marrë çështjen nën shqyrim.

Samantha po kërkon të paktën 75 mijë dollarë dëmshpërblim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%