play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Mbretëresha Elizabeth II kishte vizituar 110 vende, por jo edhe vendlindjen e bashkëshortit

today13/09/2022

Background
share close

Mbretëresha Elizabeth II gjatë kohës sa ishte në krye të monarkisë britanike, kurrë zyrtarisht nuk kishte vizituar Greqinë, edhe pse në vizita zyrtare kishte qenë në 110 vende të ndryshme të botës.

Kjo edhe nuk është për t’u habitur, pasi që bashkëshorti i saj princi Philip kishte pasur marrëdhënie të komplikuara me vendin ku kishte lindur më 1921, transmeton Telegrafi.

Xhaxhai i Philipit, Mbreti Konstantin I, ka qenë i detyruar të abdikonte gjatë luftës greko-turke të vitit 1922, ku e tërë monarkia ishte vënë në një situatë të pasigurt.

Princi grek Andrew, babai i Philipit, ishte dëbuar nga vendi dhe ishte detyruar të ikë me familjen me një anije britanike duke arritur me të deri në Francë.

Rënia e monarkisë dhe rritja e tensioneve mes familjes mbretërore greke dhe qeverisë, e ndaluan atë dhe mbretëreshën që zyrtarisht ta vizitojnë Greqinë si monarkë të Britanisë.

Megjithatë, Greqinë e vizituan privatisht në vitin 1952, para ardhjes në fron të Elizabeth. Këtë udhëtim nuk e kanë përsëritur më.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%