Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti tryezë diskutimi për Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së 2022-2024.
Një fjalë rasti mbajti kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Nazmi Mikullovci.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli shpalosi qëndrimet e Qeverisë lidhur me Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së.
Po ashtu me fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua edhe lidhur me Fondin Sovran me ç’rast prezantoi Arta Hoxha, përfaqësuese e Fondit Sovran të Kosovës e cila prezantoi listën e aseteve të mundshme për transferim në fondin sovran.
Gjatë diskutimeve u shtrua nevoja e koordinimit më të ngushtë ndërinstitucional dhe caktimit të grupeve përgjegjës me qëllim të bartjes së listës së aseteve në fondin sovran nga e cila rrjedhimisht do të varet strategjia përmbyllëse e AKP-së, thuhet në komunikatë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)